Krasniqi nuk zmbrapset për urat në Mitrovicë: Punimet sipas dinamikës

Ministri në detyrë i Administratës Publike dhe kryetari i bordit në Mitrovicë, Elbert Krasniqi, ka vizituar bashkë me Xhelal Sveçlën punimet në urën e Mitrovicës.
Krasniqi ka thënë se punimet po zhvillohen sipas dinamikës së parashikuar.
“Vizituam kantierin e punimeve të urës. Punimet po zhvillohen sipas dinamikës së parashikuar.
Për urat që lidhin qytetin dhe projektet që kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, qeveria mbetet e përkushtuar për përmirësimin e infrastrukturës”, shkruan Krasniqi në njoftim.