75 Mall Live Search
18:01 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / LB

Krasniqi: Opozita të çohet në këmbë dhe të kërkoj dorëheqjen e Sveçlës

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka kërkuar nga opozita të kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kjo kërkesë e tij vjen pas deklaratës së Sveçlës, i cili tha se grupe të armatosura nga Serbia kanë hyrë në Kosovë më 31 korrik dhe 1 gusht 2022.

Krasniqi tha se Qeveria Kurti është e papërgjegjshme dhe se minimum është largimi i ministrit Sveçla nga pozita.