75 Mall Live Search
19:04 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / Blerim

Krasniqi para transferimit në Australi, po kënaqet në Kosovë!

Futbollisti kosovar, Liridon Krasniqi po kalon kohë të mira në Kosovë.

Ai ka ardhur para disa jave nga Malajzia dhe po e shfrytëzon në maksimum pushimin duke dalë me këngëtarë të njohur kosovarë.

Ashtu siç mëson IndeksOnline, Krasniqi nuk do të kthehet në Malajzi, por do të udhëtoj për në Australi.

E ardhmja e lojtarit nga Komuna e Vitisë duket se do të jetë skuadra e Newcastle Jets që bën gara në A-League. Kjo e fundit do t’i siguroj shërbimet e Krasniqit vetëm për një sezon në formë huazimi nga skuadra Jodor.

Kujtojmë që Krasniqi ka zhvilluar dy paraqitje me Kombëtaren e Kosovës, por tani është pajisur me pasaportë të Malajzisë dhe do të luaj për këtë të fundit./IndeksOnline/