Krasniqi pas kërkim-faljes së Dimal Bashës: Vetëm dorëheqja është e vetmja rrugë e ndershme

Deputetja e NISMA-s, Arbrëreshë Krasniqi ka reaguar ndaj kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, duke thënë se kërkimfalja e tij publike nuk është e mjaftueshme.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se dorëheqja bashkë me kërkim falje është e vetmja rrugë e ndershme, raporton IndeksOnline.
“Dimal Basha nuk mund ta shpëtojë veten me një kërkim falje kësisoj. Dëmi ndaj Republikës së Kosovës është i thellë dhe nuk fshihet me fjalë. Dorëheqja bashkë me kërkim falje është e vetmja rrugë e ndershme. Mjaft me arsyetime, përgjegjësia nuk negociohet”, ka shkruar Krasniqi.