75 Mall Live Search
15:46 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / Blerim

Krasniqi pas takimit me Osmanin: PDK hyn në garë për të fituar dhe për ta rikthyer besimin e qytetarëve!

Ka përfunduar takimi midis nënkryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe u.d. së presidentes, Vjosa Osmani.

Takimi ishte në vazhdën e bisedimeve për datën e zgjedhjeve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Pas këtij takimi, Krasniqi tha: PDK-ja mirëpret këtë vendim, pasi që kjo parti ka kohë që ka kërkuar të mblidhen dhe të dakordohen për shpërndarjen e kësaj legjislature, transmeton Indeksonline.

“Ne presim që data e zgjedhjeve të shpallet sa më shpejt, brenda atij harku kohor që e mundëson aktgjykimi i Kushtetueses.

Fundi i janarit, datë e përshtatshme, por që presim që Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e plotë dhe është e domosdoshme të mos humbet kohë, pasi që viti që po vjen është me shumë pikëpyetje. PDK-ja është e mendimit që të gjithë të pajtohemi për një datë sa më të hershme”, tha Krasniqi.

Ai nuk e mohoi nëse do ta garojnë me ndonjë partner, pasi që sipas tij tradicionalisht kanë pasur listë të përbashkët me disa parti më të vogla.

“PDK-ja nuk e ka prioritet këtë, por ne do të garojme me një listë përfaqësuese, me një listë më të mirë se secila parti tjetër. Me një program që në thelb do ta ketë trajtimin dhe projektin ekonomik.

PDK-ja i hyn garës për të fituar dhe për ta rikthyer besimin, për ta qeverisur vendin me një kryeministër e Qeveri serioze që kryen punë”, tha nënkryetari i PDK-së./Indeksonline