75 Mall Live Search
20:25 / E Enjte, 28 Prill 2022 / OSH

Krasniqi pas zgjedhjes së Abazoviqit kryeministër të Malit të Zi: Lajm i mirë për tërë rajonin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar kryeministrin e ri të Malit të Zi për formimin e qeverisë së re.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se zgjedhja e Dritan Abazoviqit kryeministër është lajm i mirë jo vetëm për Malin e Zi, por për tërë rajonin. ”

Ky është edhe një moment historik mbarëshqiptarë, të cilët sot, më shumë se kurdoherë, po dëshmojnë që janë partnerët më të besueshëm dhe kryesorë të SHBA-ve dhe të BE-së në rrugëtimin drejt integrimit europian dhe euro-atlantik. Urime Dritan, punë të mbarë në detyrën e re!” ka shkruar kryetari i PDK-së.