75 Mall Live Search
21:00 / E Enjte, 25 Mars 2021 / Blerim

Krasniqi pasi u bë kryetar i KOK-ut: Fituesi më i madh do të jetë sporti!

Ismet Krasniqi është kryetari i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Krasniqi e ka fituar garë ndaj Besim Hasanit e Linda Shalës që ishin kundërkandidatet e tij, shkruan IndeksOnline

Ai fitoi në rundin e parë me 53 vota pro.

Ndërsa, pasi u zgjodh kryetar ai u zotua se do të bëjë sakrificë të madhe që sporti të jetë fitues.

“Nga zemra ju falenderojë të gjithëve për mbështetje, ju premtoj që vota juaj do të jetë gjithmone e juaja. Sakrificat më të mëdha do t’i bëjë, sporti do të jetë fituesi më i madh. Me zemër dhe me shpirt do të ecim përpara. Këtë fitore ia dedikoj vëllaut tim”, tha Ismet Krasniqi pas triumfit.