75 Mall Live Search
20:59 / E Martë, 26 Gusht 2025 / BA

Krasniqi: PDK-ja votoi për Bashën që të dëshmojë se nuk po kontribuon në bllokadë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë që kjo parti votoi për të zgjedhur Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit që të dëshmojë se nuk kontribuon në bllokadën institucionale.

“Ma shumë se sa për Dimal Bashën apo për individin, ne votuam për të mbajtur premtimin dhe fjalën që u kishim dhënë qytetarëve të Kosovës që Partia Demokratike nuk është kontribuuese në bllokadë, por që brenda kritereve dhe parametrave që ne i kishim vendosur si parti, do të zhbllokojmë situatën dhe do të dalim nga ngërçi politik”, ka thënë Krasniqi në Klan Kosova.

“Ka një historiat sepse sot nuk ka ndodhur asgjë. Sot është një epilog i një krize politike të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka filluar qysh herët”.

“Meqenëse të gjitha shtizat u thyen te zgjedhja e kryetarit, sot ky ishte një momentum i rëndësiishëm. Së paku nga data 15 prill kur është dshur të konstituohet Kuvendi, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një sërë veprimesh që kanë kontribuuar te bllokada disamujore e cila edhe sot nuk u zhbllokua plotësisht”.