75 Mall Live Search
21:19 / E Martë, 16 Nëntor 2021 / OSH

Krasniqi për ankesat e VV’së që të gjithë i dolën kundër: Kjo është fëmijërore

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka komentuar në emisionin Pressing deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për rezultatin e dobët zgjedhor të VV’së. Kurti tha se u “u dolën të gjithë kundër”. Një konstatim i tillë prej Kurtit, Krasniqi e quan fëmijëror.

“Është një arsyetim vërtetë fëmijëror se s’po di qysh me i thënë ndryshe”, thotë Krasniqi.

“Më 2017 vërtetë krejt kanë qenë të organizuar kundër PDK’së dhe ne kemi mbet në pesë komuna S’kemi dalë me u arsyetu ‘valla na keni dalë kundër’. Atëherë ka qenë fakt, këtë herë nuk ka qenë”, sqaron Krasniqi.

“Edhe AAK është në opozitë por kanë pasur koalicione zyrtare në disa prej komunave që i ka fituar, si për shembull në Kamenicë”, thotë Krasniqi.

“LDK ka qenë bashkë me VV’në në Dragash në koalicion zyrtar”, shtoi ai.