08:42 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Krasniqi, për Haradinajn: Kam frikë se nëse ndodhë eliminimi politik i tij, do ta hapë pistën e pazareve për Kosovën

Njohësi i rrethanave politike në vend, Milazim Krasniqi, ka vlerësuar dorëheqja e Ramush Haradinajt, për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale është për keqardhje të thellë, sepse mund të mos jetë vetëm ai cak i goditjes, po i gjithë shteti ynë.

Sipas tij, kjo si ka ardhë puna deri këtu është çështje që do të diskutohet gjatë, më gjatë se sa që janë jetët tona, siç do të jenë edhe pasojat e (keq)shtetndërtimit.

“Pavarësisht prej fatit politik e jetësor, Haradinaj do të mbahet mend që deri sa ishte në detyrë, e pengoi projektin e zhbërjes së shtetit të Kosovës dhe rikthimin e ndikimit rus në këto hapësira. Për karrierën e një politikani, që ka qeverisur me duar të lidhura, është trashëgimi solide. Duke uruar pafajësinë e tij, sot jam shumë më skeptikë se sa dje për ekzistencën e këtij shteti. Vërtet nuk dëshiroj që me asnjë fjalë ta rëndoj gjendjen edhe ashtu të tejrënduar, por kam frikë se nëse ndodhë eliminimi politik i tij, do ta hapë pistën e pazareve që Kosovën do ta shpienin pashmangshëm drejt zhbërjes”, ka shkruar ai në Facebook.