Krasniqi për Krasniqin, Kokën lart, kampione!

Xhudistja Kosovare, Distria Krasniqi, nuk pati fat në ndeshjen finale të Grand Prixit të Zagrebit.
Ajo u mposht nga japonezja, Abe Uta, në kategorinë -52kg dhe nuk arriti ta fitojë medaljen e artë shkruan Indeksonline.
Krasniqi ia solli Kosovës medaljen e argjendtë dhe fitoi 490 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Pas ndeshjes kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kampionia e Kosovës duhet ta mbaj kokën lartë dhe se kjo medalje e argjentë ka shkëlqim prej ari.
‘’E argjendtë me shkëlqim prej ari për Disin tonë, në GrandPrixin e Kroacisë. Kokën lartë, kampione!’’, ka shkruar Krasniqi në Facebook./Indeksonline/