Krasniqi për letrën e IKShPK-së drejtuar presidentes: Më shumë po i ngjanë një pamfleti partiak

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” ka komentuar letrën e IKSHPK-së për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ku rekomandohet shtyrja e zgjedhjeve lokale.
Krasniqi në postimin e tij ka thënë se kjo letër më shumë i ngjason një pamfleti partiak, transmeton Indeksonline.
Ai u shprehë se IKShPK është dashur të dal me protokolle të detajuara se si duhet të zhvillohet fushata e zgjedhjet në kohë pandemie.
Postimi i plotë i Albert Krasniqit:
Analiza “profesionale” e IKSHPK-së më shumë po i ngjanë një pamfleti partiak sesa një vlerësimi profesional. Nuk përmbanë asnjë të dhënë për të mbështetur rekomandimin për shtyrje të zgjedhjeve. Për më tepër, po bije në kundërshtim edhe me shifrat që një ditë më parë na i prezantojë Kryeministri për përmirësim të gjendjes me pandeminë.
Si mund t’i besojmë parashikimeve të IKSHPK-së për muajt e ardhshëm, e cila u akuzua nga kjo Qeveri se ka bërë rekomandime të gabuara për hapjen gjatë verës, si dhe ka llogaritut gabimisht që diaspora do të vije e vaksinuar?!
Sot, IKSHPK do të duhej të dilte me protokolle të detajuara se si të zhvillohet fushata e të organizohen zgjedhjet në kohë të pandemisë.
/Indeksonline/