75 Mall Live Search
11:52 / E Premte, 10 Mars 2023 / B O

Krasniqi për marrëveshjen: Pa njohje s’përfundon konflikti me Serbinë, PDK-ja s’e voton

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se marrëveshja me Serbinë pa njohje reciproke, nuk përfundon konflikti i ngrirë dhe si i tillë është e papranueshme për këtë parti.

Ai deklaroi se partia e tij, nuk do ta votojë këtë marrëveshe.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media pas takimit me emisarin e Bashkimit Evorpian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.