75 Mall Live Search
22:06 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Krasniqi për sulmet e VV-së: Veç me fishkëllu Albini ata ndalen, se lëre më me fol

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi ka deklaruar se nëse atij do t’i jepej një mision apo detyrë të cilën do të mund t’i shërbente siç duhej, do të kthehej në Kosovë.

“Me pas mision apo detyrë kthehna, apo ndoshta e analizoj a mundem me bë diçka të gjitha i lë, me familje me fëmijë të gjitha i lë. Me thënë misioni yt është ky dhe me e dit që e kryej dhe i shërbej popullit tem”, tha ai.

Në deklarim e sipër, Krasniqi tha se gjatë ndarjes së anëtarëve të VV-së në PSD, sulmet bëheshinmë së shumti nga VV-ja, dhe se të njëjtëve u ka thënë të ndalen.

“A e dini se veç me fishllu Albini ata ndalen, se lërë më me fol”, tha ai duke aluduar në Kurtin se nuk tentoi t’i ndalonte sulmet që  bëheshin drejt ish-anëtarëve të Vetëvendosjes, transmeton Indeksonline.

Ai përmendi gjithashtu faktin se Dërgutin e pati si motër gjatë kohës sa ishin në VV dhe se nuk duhej të bëheshin sulme të tillë ndaj saj.

“Ka punu natë e ditë me Dërgutin e ka pas si motër.Albini pa asnjë hezitim i ka mësy të gjithë fundërrinat e Vetëvendosje kundër Dërgutit, nuk bën lideri ashtu nuk bën njeriu që mendon të bëhet kryenistër.Nuk bëhen ato në shekullin 21, ato janë bërë  në shekullin 20 aplauzat për Titën. Nëse do me na bind se je lider duhet mi bashku, mi afu njerëzit, mi dënu kur është nevoja, por kur i shtjerr tëra mundësitë. JO me inati, jo personalisht se ke ambicie të smuta në zemër apo në mendje”, tha ai në T7./Indeksonline/