75 Mall Live Search
23:24 / E Hënë, 13 Maj 2024 / FR

Krasniqi për zgjedhjet e parakoshme: PDK është gati, i gjithë vendi është gati

Kryetari i Partise Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi është shprehur se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të reja.

Krasniqi, u shprehë që do të jemi gjithmonë të gatshëm të takohemi dhe të bisedojmë kurdo dhe me këdo.

“Sonte i jam përgjigjur kërkesës së kryeministrit Kurti për takim. Si PDK, duke respektuar gjithmonë trashëgiminë tonë politike, për interesin e shtetit dhe zhvillimin e tij, do të jemi gjithmonë të gatshëm të takohemi dhe të bisedojmë kurdo dhe me këdo.

Kosova është në agoni! Neve na shqetëson shumë fakti që ka shumë bashkëqytetarë që e kanë të vështirë ta lidhin muajin me muaj. Çmimet janë rritur shumë, pagat kanë mbetur të njëjta dhe familjet kosovare po përballen me vështirësi të ndryshme. Në anën tjetër, qeveria nuk po bën sa duhet për ta”, ka thënë Krasniqi.

Tutje tha se se duhet të mblidhemi sa më parë të gjithë liderët e partive politike parlamentare dhe, me konsensus të përbashkët e pa protagonizëm individual, të vendosim për datën e zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Mbi këtë premisë, konsideroj se duhet të mblidhemi sa më parë të gjithë liderët e partive politike parlamentare dhe, me konsensus të përbashkët e pa protagonizëm individual, të vendosim për datën e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe për shpërndarjen e kësaj legjislature të paralizuar.

Uroj që edhe partitë e tjera të mbështesin një nismë për shpërndarjen e Kuvendit. Stagnimi i theksuar i shtetit, posaçërisht në ekonomi, por edhe në rrafshin ndërkombëtar, nuk mund të presë më shumë”, tha ai.

Sipas tij zgjedhjet e parakoshme nuk janë më një dëshirë politike por e domosdoshmëri nacionale.

“Zgjedhjet e parakohshme nuk janë më një dëshirë politike – por një domosdoshmëri nacionale. PDK është gati! I gjithë vendi është gati!”, ka thënë Krasniqi.