75 Mall Live Search
15:06 / E Hënë, 21 Prill 2025 / H F

Krasniqi: Përgjegjësia i takon VV-së për të zgjedhur kryekuvendarin

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se sot do të duhej që të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Pak para nisjes së seancës, Krasniqi është shprehur paksa i rezervar derisa shkurt tha se i takon partisë së parë që të arrijë të bëjë zgjidhjen e çështjes së konstituimit.

“Normalisht që për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit është përgjegjësia e atij që i takon, pra u takon ti bëjnë numrat e nëse jo mbetet për opsionet e tjera që i parasheh Kushtetuta e Kosovës”.