20:42 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / A. M.

Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit me një foto nga koha në UÇK, thotë se do t’i dilet zot vendit sa herë të ketë nevojë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka postuar disa fotografi në llogarinë e tij në “Facebook”, në kohën kur ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka shkruar se “ishim, jemi dhe do të jemi gjithmonë të gatshëm ti dalim zot atdheut, sa herë që ka nevojë”.

Ndryshe, ministri Krasniqi ishte pjesë e Brigadës 121- Kumanova.

Krejt këto reagime vijnë pas deklaratës luftënxitëse të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i cili foli për luftë në rast se dialogu mes dy vendeve nuk ka sukses.