15:51 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / LB

Krasniqi: Premtuam ujin në Fushë Kosovë dhe tashmë po e sjellim atë

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se kanë përmbushur premtimin për ujin në Fushë Kosovë.

Ky projekt, sipas tij, ka qenë prioritet dhe do të mbetet deri në mbraimin e punimeve duke pas parasysh se uji i pijës është e drejtë elementare që duhet t’i garantohet secilit banorë.

“Po përmbyllim këtë vit me lajmin e mirë për fillimin e punimeve për realizimin e projektit për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit për lagjet 028 – 029 dhe fshatrat Sllatinë dhe Bardh i Madh, i cili ka qenë zotim i yni për banorët e kësaj zone, të cilët ndonëse afër Prishtinës për një kohë të gjatë janë lënë pa ujë të pijes”, ka shkruar ndër të tjera ai.