75 Mall Live Search
12:07 / E Martë, 18 Shkurt 2025 / LB

Krasniqi pret në një takim ambasadorin e BE-së në Kosovë: PDK-ja mbetet e përkushtuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav.

Krasniqi tha se ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë te procesi zgjedhor dhe rëndësia e përmbylljes së tij në përputhje me standardet më të larta demokratike.

Krasniqi është shprehur se këto zgjedhje përfaqësojnë një moment të rëndësishëm për demokracinë e Kosovës dhe një dëshmi të qartë e pjekurisë politike të qytetarëve të Kosovës.