75 Mall Live Search
16:28 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / LB

Krasniqi pret në takim ambasadorin gjerman, diskutojnë mbi zhvillimet politike dhe fushatën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin zgjedhor dhe dinamikën e fushatës pozitive që PDK po zhvillon gjithandej.

Gjatë takimit, Krasniqi e ka informuar ambasadorin Rohde për angazhimin dhe mobilizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në të gjitha komunat e vendit, si dhe për mbështetjen e madhe qytetare që po marrin gjatë fushatës.

Ai ka ritheksuar zotimin e PDK-së për një garë fer, demokratike dhe transparente, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si shtyllë kyçe e proceseve demokratike në vend.

Krasniqi ritheksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit për të adresuar sfidat dhe mundësitë që e presin vendin në periudhën në vijim.