75 Mall Live Search
12:08 / E Hënë, 14 Gusht 2023 / S Z

Krasniqi pret në takim delegacionin turk, e njofton për zhvillimet e fundit politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Mehmet Kemal Bozay dhe delegacionin e tij, të cilët gjenden në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Krasniqi ka thënë se në këtë takim ka njoftuar delegacionin turk për zhvillimet e fundit politike në Kosovë si dhe  qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe rrugën më të mirë përpara për vendin, drejt integrimit euro-atlantik, e duke ruajtur raportet me aleatët përmes veprimeve të përgjegjshme politike.

“Mysafirët i njoftova me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe rrugën më të mirë përpara për vendin, drejt integrimit euro-atlantik e duke ruajtur raportet me aleatët përmes veprimeve të përgjegjshme politike”, ka thënë Krasniqi.

Ai më tej ka thënë se zëvendësministrin Bozay e ka falënderuar për vizitën, interesimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të shtetit tonë mik, Turqisë, për të ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetformimit.

“Thellimi i bashkëpunimit mes dy vende tona në fusha të ndryshme është në funksion të miqësisë mes vendeve tona dhe fuqizimit të shtetit tonë”, ka thënë Krasniqi..