75 Mall Live Search
16:15 / E Martë, 13 Gusht 2024 / FR

Krasniqi pret në takim Kryesinë e Degës së PDK-së në Itali

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, deputeti Elmi Reçica, kanë pritur në selinë qendrore Kryetarin e Degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi, së bashku me bashkëpunëtorë.

Ata kanë diskutuar për aktualitetin politik në vend, përgatitjet për zgjedhjet nacionale dhe organizimin e mërgatës.

Kryetari Krasniqi i falënderoi të gjithë anëtarët e Degës së PDK-së në Itali për punën e madhe në fuqizimin dhe rritjen e PDK-së atje. Kryetari Krasniqi tha se Partia Demokratike e Kosovës çdo ditë po shtrihet anekënd botës, duke u shndërruar në alternativën më të besueshme për udhëheqjen e vendit. 

Në anën tjetër, Kryetari i Degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi, e njoftoi liderin e PDK-së për formimin e shtabit zgjedhor në Itali.

Kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, deputeti Elmi Reçica, tha se në dy muajt e ardhshëm, për t’iu përgjigjur kërkesave të shumta të mërgimtarëve tanë, në Itali do të themelohen edhe dy nëndegë tjera të mëdha, në Romë dhe në Milano.

Duke parë interesimin e madh të të rinjve nga Kosova të cilët jetojnë në Itali për t’u bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, në javët në vijim do të organizohet një tubim i madh me ta në shtetin italian.