75 Mall Live Search
13:18 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / OSH

Krasniqi pret në një takim kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur sot në takim kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe.

“Gjatë këtij takimi kam dëgjuar me kujdes secilin kryetar komune, për çdo sfidë te tyre. Qeveria në përgjithësi dhe MAPL-ja në veçanti është e gatshme të ofrojë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme për zgjedhjen e problemeve të cilat janë me interes për qytetarët.
Ky takim i sotëm është një nga forumet për komunikim e koordinim me komunat, përfshirë atë ku bëjnë pjesë 38 komuna, si platformë më e mirë për komunikim e koordinim ndërmjet nivelit qëndror dhe atij lokal.
Takimet e radhës me agjenda konkrete e të detajuara do të vazhdojnë, në interesin më të mirë të qytetarëve të Republikës, përmes bashkëpunimit të nivelit qendror dhe atij local”, shkruan Krasniqi në njoftim./Indeksonline/