75 Mall Live Search
12:56 / E Martë, 24 Qershor 2025 / S Z

Memli Krasniqi pret në takim Mathisen: PDK mbetet partner i besueshëm në rrugën euroatlantike të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në rajon.

Në këtë takim, Krasniqi ka shprehur qëndrimet e PDK-së mbi çështje kyçe politike, duke theksuar bllokadën institucionale në vend dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.

“Një rajon stabil dhe në paqe është parakusht për progres të qëndrueshëm dhe për realizimin e aspiratave tona të përbashkëta për integrim të plotë në Bashkimin Evropian,” ka deklaruar Kryetari i PDK-së. Ai theksoi se Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë një faktor konstruktiv dhe partner i besueshëm në rrugën euroatlantike të Kosovës.