75 Mall Live Search
16:23 / E Martë, 22 Qershor 2021 / A. A

Krasniqi: Prishtina luan në shtëpinë e vetë, nuk mund të thuash se është favorit

Prishtina sonte debuton në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Kosovës përballet me Folgore në Elbasan Arena.

Ish trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi mendon që përparësi e ekipit nga kryeqyteti është terreni.

“Një përparësi e madhe për Prishtinën është që luan në Elbasan, e ndinë veten si në shtëpinë e vet. Nuk mund të thuash që është favorit. Do të jetë qenësore nëse e njohin kundërshtarin dhe kanë informata sepse nëse nuk e njeh është shumë problem. Prishtina e ka eksperiencën dhe kjo do ta ndihmojë. Në Evropë edhe nëse dështon, kjo të shërben të marrësh mësim sepse është krejt ndryshe nëse luan për herë të parë” deklaroi Krasniqi për Indeksonline.

Ndeshja Folgore – Prishtina zhvillohet sonte nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Art Motion.

/Indeksonline/