23:26 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Krasniqi: Problemet nuk i kanë krijuar të huajt

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismas Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se problemet e ndryshme, pa dija, dhe jo vendosmëria që ka vazhduar pas Pavarësisë, është faji i shqiptarëve që kanë mashtruar dhe vazhdojnë të mashtrojnë ende.

Ai përmes një status në Facebook u shpreh se kur të shqiptarët të ngritin përgjegjësinë e tyre për të zgjedhur njerëzit e duhur për drejtimin e shtrit dhe kur liderët e kërkojnë votën për të qeverisur për interesin e kombit, për ndërtimin e shtetit të së drejtës atëherë ndryshimin e progresin nuk mund ta ndal askush, transmeton Indeksonline.

Statusi i tij i plotë:

PROBLEMET NUK NA I KANË KRIJUAR TË HUAJTË

Miqtë (apo të huajtë siç po i quan dikush) na kanë ndihmuar dhe na kanë ndihmuar shumë në rrugën e lirisë e pavarësisë dhe për ketë duhet t’ju jemi shumë mirënjohës.

Problemet e ndryshme, pa dija, jo vendosmëria për arsyje krejt meskine, që ka vazhduar pas Pavarësisë, është kryekreje faji i shqiptarëve që kanë mashtruar dhe vazhdojnë të mashtrojnë edhe sot e gjithë ditën.

Kur shqiptarët ta ngrisin përgjegjësinë e tyre për të zgjedhur njerëzit e duhur për drejtimin e shtrit, kur liderët e kërkojnë votën për të qeverisur për interesin e kombit, për ndërtimin e shtetit të së drejtës, kur segmentet shoqërore e intelektuale vihen në shërbim të kombit e mediet në shërbim të ndryshimit, ndryshimin e progresin nuk mund ta ndal askush!

Ndryshimin nuk mund ta ndal askush, por vetëm me kushtin që hapësira në asnjë segment të shoqërisë, mos t’ju ipet matrapazve mashtrues, rrenacakëve e përgojuesve, të padijshmëve muskuloz e grabitësve të vullnetit e të parasë publike!

Ndryshimin e sjellin njerëzit e përkushtuar, njerëzit që kanë dije e dashuri, përkushtim e vendosmëri për t’i shërbyer kombit e shtetit!

NISMA Socialdemokrate e ka dashurinë e përkushtimin për lirinë drejtësinë sociale e solidaritet mes njerëzve!