23:39 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Krasniqi: Rritja e cilësisë së arsimit, vendimtar për zhvillimin ekonomik e kulturor

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi thotë se kultivimi i gjuhës shqipe duhet të jetë orientim strategjik kombëtar.

“Ky orientim mund të jetë më rezultativ, nëse financohet më shumë kultivimi i letërsisë shqipe dhe nëse financohet përkthimi masiv i literaturës universitare e artistike nga gjuhët e huaja në gjuhën shqipe”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook- transmeton Indeksonline.

 Sipas tij, rritja e cilësisë së arsimit universitar, është vendimtar për zhvillimin ekonomik e kulturor.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Rritja e cilësisë së arsimit, me theks te arsimi universitar, është vendimtar për zhvillimin ekonomik e kulturor dhe për ndryshimin e natyrshëm të elitave.

Kultivimi pasionant i gjuhës shqipe në administratë, në medie, në arsimin publik e kudo në komunikim, duhet të jetë orientim strategjik kombëtar. Ky orientim mund të jetë më rezultativ, nëse financohet më shumë kultivimi i letërsisë shqipe dhe nëse financohet përkthimi masiv i literaturës universitare e artistike nga gjuhët e huaja në gjuhën shqipe. Rritja e cilësisë së arsimit, me theks te arsimi universitar, është vendimtar për zhvillimin ekonomik e kulturor dhe për ndryshimin e natyrshëm të elitave.