17:54 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Krasniqi: Rugova kërkonte që Kosova të ishte e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë!

Profesori Universitar Milazim Krasniqi ka deklaruar se ish-Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova ka kërkuar që Kosova të ishte e hapur ndaj Shqipërisë e ndaj Serbisë, por erdhi hesapi që Kosova me qenë e izoluar nga Shqipëria e nga Serbia bashkë.

Krasniqi haptazi ka pyetur se çka do të thoshte Rugova për këtë “beterhane”?, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, politika e mbrapshtë është art i të pamundurës.

Këto komente Krasniqi i bëri duke parë zhvillimet e fundit lidhur me idenë e një ‘Shengeni Ballkanik’./Indeksonline/