75 Mall Live Search
18:10 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Krasniqi-Selmanajt: Më vjen mirë që keni kopjuar Thaçin për të raportuar në Kuvend

Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi,  i ka replikuar zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, i cili tha se me kryeministrin Avdullah Hoti, po krijohet një standard i ri sa i përket raportimit për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton IndeksOnline.

Kjo sipas Krasniqit nuk qëndron, sepse praktika të tilla kishte përdorur edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, në kohën sa ishte kryeministër i vendit.

Madje Krasniqi ka thënë se i vjen mirë që Hoti ka kopjuar Thaçin për këto raportime.

“Thotë zëvendëskryeministri ky është standard i ri, po çfarë standardi i ri bre? Sa herë ka ardh Hashim Thaçi nga procesi i dialogut , ka ardhur dhe ka raportuar, s’ka pas si raund diskutimesh që nuk ka raportuar Thaçi në Kuvend, madje më është dukur e tepër me ato raportime.  Më vjen mirë që keni kopjuar Thaçin për të raportuar në Kuvend”, tha Krasniqi.