75 Mall Live Search
10:39 / E Martë, 17 Qershor 2025 / mp

Krasniqi: SHBA kanë kërkuar qasje më proaktive, pozicioni i Kosovës dëmtohet nëse institucionet s’janë të konsoliduara

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar qasje ‘‘më proaktive’’ lidhur me marrëveshjen potenciale mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, ai ka deklaruar se pozicioni i Kosovës do të dëmtohet nëse vendi nuk i ka institucionet e konsoliduara.

‘‘Ka një kërkesë nga SHBA për të pas një qasje më proaktive në raport me marrëveshjen poeanciale mes Kosovës dhe Serbisë, dhe nëse ne nuk i kemi institucionet e konsoliduara kjo gjithsesi që e dëmton pozicionin e Kosovës’’, ka thënë ai.