Krasniqi: Shpesh herë personave s’u kujtohet ku infektohen, për momentin në Infektivë janë 60 të prekur me COVID-19

Infektologu Valbon Krasniqi ka deklaruar se për momentin në Klinikën Infektive janë të shtrirë 60 pacientë.
Të gjithë këta 60 pacientë janë të prekur me koronavirus.
Krasniqi gjithashtu tha se tre nga këta pacientë janë në kujdes intensiv, pasi janë në gjendje më kritike.
“Nga këta 60 pacientë, 22 raste janë më oksigjenoterapi derisa janë tre në kujdes intensiv, sepse janë në gjendje kritike”, tha ai.
Poashtu Krasniqi tha se 70% e këtyre të infektuarve do ta kalojnë virusin në forma më të lehta.
“Rreth 70% do ta kalojnë sëmundjen në forma më të lehta”, tha Krasniqi në T7, shkruan Indeksonline.
Krasniqi tha se shpesh herë personave nuk ju kujtohet ku janë infektuar por që çdo vend ku ka grumbull të madh të njerëzve rreziku është më i lartë për t’u infektuar.
Madje ai theksoi se kësisoj rrezikojnë edhe vizitat familjare apo mbledhja në ndonjë ndejë me shumë njerëz./Indeksonline/