75 Mall Live Search
15:53 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Krasniqi: Shqipëri jemi me ty, sot e nesër dhe gjithherë!

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka ngushëlluar familjet e personave që humbën jetët nga tërmeti i djeshëm në Durrës e Thumanë.

Krasniqi ka thënë se dhimbja dhe ndihma e qytetarëve të Kosovës është e shqiptarëve për shqiptarët.

“Është solidaritet që i kalon edhe kufijtë kombëtar. Njerëzorja mbi të gjitha. Kosova për solidaritet ka përvojë tridhjetë vjeçare. Jo vetëm në këto ditë dhimbje, jemi me Ty Shqipëri! Familje shqiptare që përjetuat dhimbje zemre, jemi me Ju”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai duke ngushëlluar familjet ka thënë se do të jenë çdo herë me Shqipërinë.

“Ngushëllime të sinqerta për ju që përjetuat ndarjet e papritura nga më të dashurit tuaj! Shqipëri jemi me ty, sot e nesër dhe gjithherë!”, ka shkruar Krasniqi./Indeksonline/