75 Mall Live Search
17:06 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Krasniqi: ShSKUK asnjë ditë s’ka mbetur pa oksigjen

U.d i drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi në Komisionin për Shëndetësi është përgjigjur për interesimin e deputetëve për furnizimin me oksigjen, duke thënë se muajin korrik kanë arritur të sigurojnë 20 mijë litra me oksigjen të lëngshëm nga kompania e kontraktuar.

“Gjatë muajit shtator kemi marr donacione me oksigjen. Kemi vizituar dhe bërë evidentim në disa spitale nëse ka humbje dhe kemi kërkuar shpenzim në mënyrë racionale”, tha ai.

Sipas tij, ShSKUK-ja asnjë ditë s’ka mbetur pa oksigjen dhe se kjo situatë do të përmirësohet. Krasnqi tha se gjendja momentale me oksigjen është stabile dhe se kanë marrë masat e duhura.

“Vështirësi ka pasur, por ne kemi marr të gjitha masat që të ketë furnizim me oksigjen”.