Krasniqi: Si ministër i cili vjen nga komuniteti egjiptian, zotohem se në fushën e arsimit do të jem gjithmonë i hapur të ndihmojë

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, mori pjesë në takimin me studentët përfitues të bursave te komunitetit RAE së bashku me Kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe ministren e arsimit, Arberie Nagavci.
Krasniqi shkroi se si ministër që vie nga komuniteti egjiptian, falënderoj bashke partiakët e tij për angazhimin për kushte më të mira për studentet e komuniteteve RAE.
Postimi i plotë:
Me Kryeministrin Kurti dhe Ministren Nagavci, kemi bashkë biseduar me studentët përfitues të bursës nga radhët e komunitetit egjiptian, komunitetit ashkali dhe komunitetit rom.
Janë 55 studentë bursistë të cilët në të ardhmen mund të jenë profesionistë në lami të caktuara, profesor universitar dhe pse jo edhe përfaqësues politik, tek kjo e fundit për secilin studentë i cili ka ambicie politike do e ndihmojë në rrugëtimin e tij për të përfaqësuar komunitetin.
Si ministër i cili vjen nga komuniteti egjiptian, unë falënderoj Kryeministrin dhe Ministren për angazhimin e tyre që të krijohen kushte më të mira për studentë nga komuniteti egjiptian, komuniteti ashkali dhe komuniteti rom, duke u zotuar personalisht se në fushën e edukimit dhe arsimit do të jem gjithmonë i hapur dhe i gatshëm të ndihmojë në secilin aspekt.