75 Mall Live Search
15:17 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Krasniqi: S’ka incidente në Banjë (Foto)

Në Banjë të Malishevës deri në ora 15:00, kanë votuar 980 qytetarë prej 3432 sa kanë të drejtë vote.

Ekipi i Indeksonline po qëndron në këtë fshat, respektivisht në Shkollën “Naim Frashëri” për të përcjellë votimin.

Menaxheri i qendrës Metë Krasniqi ka deklaruar se deri tani procesi i votimit ka qenë i rregullt dhe nuk ka pas asnjë incident brenda objektit të shkollës.

Sipas tij, dalja në votime është e përafërt me zgjedhjet e 22 tetorit.

Në këtë qendër, pavarësisht qetësisë vërehet prezenca e shtuar e policisë./Indeksonline/