Krasniqi: S’ka Status të kandidatit për në KiE, derisa Kosova është nën masa nga BE-ja

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se vonesat në marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në KiE janë peng i obligimeve të pakryera nga Kurti dhe qeveria e tij.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se derisa Kosova është nën masa të BE-së, s’ka status të kandidatit.
Ajo ka shtuar se ndryshimi është i domosdoshëm dhe se atë e bën LDK.
Postimi i saj i plotë:
Vonesat në marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në janë peng i obligimeve të pakryera nga Albin Kurti dhe qeveria e tij. Nuk ka status të kandidatit derisa Kosova është nën masa të BE-së, e marrim Raportin e vendit (progresit) negativ si ky i fundit, që është më i dobëti që ka marrë Kosova ndonjëherë .
Ndryshimi është i domosdoshëm.