75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / C E

Krasniqi spo pajtohet me humbjen, ky është reagimi i radhës

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi muajin e kaluar humbi titullin e kampionit të botës, pas vendimeve të gjyqtarëve në ndeshjen ndaj Dominic Boesel.

Shqiptari pavarësisht që dominoi shumicën e raundeve, kështu nuk menduan arbitrit që i dhanë fitoren gjermanit.

Krasniqi ka publikuar disa pamje, ku Boesel e gjuan me bërryl, që nuk është e lejuar në ndeshjet e boksit.

Më poshtë postimi i Krasniqit:

Kjo është një nga gati 30 goditjet e paligjshme nga Dominic Bösel më 9 tetor 2021 në Magdeburg!

Këtë e quan boks?

A është e mundur t’i hiqet titulli i kampionit të botës para miliona audiencës në një kanal ligjor publik?

Ku ishte gjyqtari i në atë kohë dhe çfarë për përgjegjësinë e gjyqtarit?