75 Mall Live Search
13:53 / E Martë, 05 Gusht 2025 / S Z

Krasniqi takon Prattipatin, thotë se institucionet duhet të themelohen sa më parë, sepse vonesat po dëmtojnë funksionimin normal të shtetit

 Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë  Anu Prattipati.

Krasniqi ka bërë të ditur se në takim me Prattipatin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale, duke theksuar nevojën që institucionet e reja të themelohen sa më parë, sepse vonesat po krijojnë pasiguri dhe po dëmtojnë funksionimin normal të shtetit.

“Në frymën e diskutimit për zhvillimit aktuale, theksova nevojën që institucionet e reja të themelohen sa më parë, sepse vonesat po krijojnë pasiguri dhe po dëmtojnë funksionimin normal të shtetit. PDK-ja do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi, në interes të qytetarëve, për stabilitet institucional dhe mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë perëndimorë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook pas takimit me  të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë  Anu Prattipati.