75 Mall Live Search
13:34 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / B O

Krasniqi takon ministrin izraelit, ja çfarë diskutuan

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi e ka takuar sot ministrin e Bashkëpunimit Regjional, Esawi Frej.

Ky takim vije në kuadër të konferencës “Muniëorld 2022”.

“Kënaqësi të takoj mikun tim Ministrin e Bashkëpunimit Regjional, Esawi Frej.
Diskutime të frytshme dhe përmbajtësore lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona.
Në Izrael po mbahet konferenca Muniëorld 2022 dhe me ftesën e Kryetarit të Qytetit të Jerusalemit, Moshe Lion dhe Kryetarit të Federates së Autoritetev Lokale në Izrael, Haim Bibas do të zhvilloj takime me qëllim të përafërimit të Komunave të Kosovës me Komunat e Izraelit duke synuar shkëmbimin e përvojave për zhvillimin ekonomik lokal, inovacionin dhe ofrimin e shërbimeve kualitative për qytetarët” shkruan Krasniqi në njoftim./Indeksonline/