75 Mall Live Search
17:09 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / AR

Krasniqi takohet me kryetarin e Dragashit, flasin për projektet që janë financuar nga MAPL

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është takuar me kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ku kanë diskutuar për disa projekte, të cilat janë financuar nga MAPL.

Njoftimi i plotë:

Me Kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, diskutuam për mbarëvajtjen e punimeve në projektet komunale të cilat janë financuar nga MAPL, bashkëpunimin në mes të qeverisë dhe komunës si dhe mundesitë për zhvillimin e turizmit në kuadër të projekteve ndërkufitare.

Në Komunën e Dragashit vizituam projektin ‘Asfaltimi i rrugës Zlipotok-Baqkë-Brod’ projektin ‘Ndërtimi i parkut në Dragash’ dhe projektin për ‘Ndërtimin e stadiumit në fshatin Bresanë’, të cilat janë financuar nga Granti i Performancës Komunale.

Vizituam poashtu banorët e fshatit Restelicë dhe Bresanë, me të cilët diskutuam për sfidat e tyre, kërkesat konkrete dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve të këtyre banorëve.