75 Mall Live Search
17:57 / E Martë, 18 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Krasniqi takohet me ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, flasin për liberalizim të vizave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Temë diskutimi në këtë takim ishte liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe mbështetja e Francës në këtë drejtim.

‘’ Bashkë biseduam edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për mundësinë që Franca ta mbështesë një vendimi pozitiv për këtë proces.

Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në vendin tonë, me ambasadorin Guérot u pajtuam që të thellojmë edhe më tutje komunikimin e ndërsjellë’’, ka shkruar Krasniqi në rrjetin e tij social Facebook./IndeksOnline/