75 Mall Live Search
16:36 / E Enjte, 19 Maj 2022 / A. M.

Krasniqi takohet me Gjukanoviqin, i shpreh mirënjohje për angazhimin e tij për Kosovën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka zhvilluar takim miqësor të frytshëm me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë.

May be an image of 2 people, beard, people standing, suit and indoor

“Gjatë këtij takimi folëm për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, Mal të Zi dhe rajon, duke shprehur nevojën për forcimin e bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve, pavarësisht pozicionit tonë politik.

Presidentit Gjukanoviq i shpreha mirënjohje për angazhimin e tij në mbështetje të shtetësisë së Kosovës, që nga njohja e pavarësisë së vendit tonë, atëherë si kryeministër i Malit të Zi, e deri sot. Partia Demokratike e Kosovës është përherë falënderuese për kontributin e mikut tonë nga shteti fqinj mik”, është shprehur Krasniqi.

May be an image of 2 people, people sitting, suit and indoor
May be an image of 6 people, people sitting, people standing and indoor