75 Mall Live Search
18:21 / E Diele, 21 Shtator 2025 / F.R

Krasniqi takohet me Kryesinë në Drenas, shprehet i bindur për fitore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me kandidatin për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari kanë zhvilluar një takim me Kryesinë në Drenas.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi u shpreh i bindur për fitore më 12 tetor.

“Bashkë me kryetarin e ardhshëm të Drenasit, Petrit Hajdarin, takuam Kryesinë dhe ekipin tonë të fushatës në Drenas – për t’i uruar për mobilizimin fantastik dhe tubimin madhështor të mbajtur ditë më parë, që i dha drejtim fitores sonë më 12 tetor”, ka shkruar kreu i PDK-së.