75 Mall Live Search
12:37 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / F.R

Krasniqi takon ambasadoren greke, flasin për zhvillimet politike në vend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, PDK-ja bën të ditur se në fokus të diskutimit mes tyre, ishin zhvillimet e përgjithshme në vend.

“Me theks të veçantë ato politike dhe mbarëvajtja e fushatës zgjedhore”, thuhet në njoftim.