75 Mall Live Search
21:07 / E Enjte, 22 Maj 2025 / Z S

Krasniqi takon Kallas, ia tregon qëndrimin e PDK-së lidhur me krizën institucionale

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka zhvilluar takim me Përfaqësuese e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Keja Kallas.

Në këtë takim Krasniqi e ka njoftuar Kallas se PDK ka dhënë dhe mbetet gjithmonë e gatshme të japë kontributin e saj në zgjidhjen e krizës aktuale politike.

‘’Sonte, pata kënaqësinë ta takoj znj. Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, gjatë vizitës së saj në Kosovë.Diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe për nevojën për stabilitet institucional dhe përparim të Kosovës drejt integrimit evropian.Znj. Kallas e njoftova se PDK ka dhënë dhe mbetet gjithmonë e gatshme të japë kontributin e saj në zgjidhjen e krizës aktuale politike, si dhe në mbrojtjen e interesit qytetar dhe shtetëror.Në takim kërkova edhe angazhimin e saj për heqjen sa më të shpejtë të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, si një shenjë konkrete për të ardhmen evropiane të vendit tonë dhe për avancimin e marrëdhënieve Kosovë – BE’’, ka shkruar Krasniqi.

PDK mbetet e përkushtuar ndaj vlerave perëndimore, bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe avancimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, ka shtuar Krasniqi./Indeksonline/