75 Mall Live Search
12:09 / E Martë, 05 Nëntor 2024 / Z S

Krasniqi takon zv.kryeministrin e Luksemburgut, e uron për hapjen e ambasadës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka uruar zv/kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel për hapjen e ambasadës së re në Prishtinë.

Këtë urim kryetari i PDK-së e bëri pas një takimi që zhvilloi mëngjesin e sotëm me Bettelin.

“Sot, pata kënaqësinë ta takojë për një mëngjes pune zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, mikun tim Xavier Bettel. Xavierin e urova për hapjen e ambasadës së re të Luksemburgut në Republikën e Kosovës – një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona dhe përkushtimit afatgjatë të Luksemburgut ndaj Kosovës”, shkroi kryetari i PDK-së

Më tej Krasniqi, po ashtu tha se ish-kryeministrin Bettel e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës./Indeksonline/