75 Mall Live Search
11:59 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Krasniqi: Të gjejmë një mundësi për të zhbllokuar situatën në KQZ

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka dhënë një propozim si të dilet nga bllokada që është bërë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit që po mbahet pikërisht për këtë çështje, ka kërkuar që të gjendet një mundësi për të zhbllokuar situatën, raporton Indeksonline.

“Të dërgoj secila nga një emër te presidenti, pastaj ta sfidojnë në gjykatë kushtetuese nëse mendojnë se kanë të drejtë. Por situata që jemi, nuk e zhbllokon KQZ-në, presidenti s’merr vendim. Kjo është keq për vendin”, ka thënë Krasniqi. /Indeksonline/