Krasniqi te Lazio? Rrahmani: Shpresoj se do ta bëjë hapin tjetër

Futbollisti i Ballkanit, Albion Rrahmani ka thënë se shpreson që Ermal Krasniqi të transferohet në Lazio.
Rrahmani, i ftuar në Sports Show në Klan Kosova, ka folur për formën e mirë që ka kaluar gjatë këtij edicioni.
“Ermal Krasniqi e ka bërë një hap jashtëzakonisht të madh për Evropë, shpresoj se do ta bëjë hapin tjetër ku po flitet që do të shkojë. Në Lazio po flitet tash nëpër gazeta”.
Ai në lidhje për titullin theksoi se e kanë merituar pas gjithë asaj sakrifice.
“Është një emocion i veçantë, është shumë e vështirë me mbrojt titullin. Më e veçantë si pasojë e atij suksesi, e kemi merituar të gjithë, pas asaj sakrifice, më në fund e arritëm qëllimin. Ka qenë një edicion jashtëzakonisht i mirë për mua”.