Krasniqi: Të shtunën do të jem në formën më të mirë

Robin Krasniqi do të përballet me Dominic Bosel në GETEC Arena në Magdeburg të Gjermanisë të shtunën mbrëma.
Boksieri nga Juniku do të mundohet ta mbroj titullin e WBA që e fitoi pikërisht kundër gjermanit muaj më parë.
Në konferencën për shtyp para meçit, Krasniqi është shprehur se do të jetë në formë jetësore të shtunën mbrëma.
“Kam dhënë gjithçka për këtë luftë. Askush nuk është aq i disiplinuar sa unë në përgatitje, as pushime, as pushime, asgjë! Të shtunën do të jem në formën time më të mirë“, ka thënë Krasniqi. /IndeksOnline/