75 Mall Live Search
09:48 / E Martë, 19 Gusht 2025 / LB

Krasniqi thotë se Albulena Haxhiu nuk mund të kandidohet sërish për kryetare të kuvendit

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Albert Krasniqi ka thënë se, Albulena Haxhiu nuk mund të rikandidohet sërish për kryetare të kuvendit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Krasniqi në Facebook ka shkruar se propozimi i Haxhiut ka qenë i pasukesshëm pesë herë radhazi.

Sipas tij, në vijimin e seancës konstituive, VV-ja duhet të propozojë një kandidat/e tjetër për këtë post.

Kujtojmë se sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, një kandidat mund të propozohet deri tri herë për kryeparlamentar.